Jep dorëheqje ushtari i FSK-së: Ka parregullsi në FSK, rroga është shumë e vogël

Kumanovë Shala është i riu që ka dhënë dorëheqje nga ushtria e Kosovës. “Pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, është shprehur ai për mediat kosovare.

Shala ka theksuar se kur Atdheu ka nevoje për të, ai do te jetë aty duke e mbrojtur me mish e gjak.

“… fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu