Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit, vodhi punimin shkencor

Pas akuzave për plagjiaturë, zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo ka paraqitur sot dorëheqjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vet Demo përmes një statusi në ‘Facebook’.

Demo tha se; “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”.

Zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo u akuzua nga Taulant Muka se kishte vjedhur një punim shkencor duke e paraqitur si të tijin.

Muka me anë të një fotoje të publikuar bën krahasimin mes punimit të Ervin Demo dhe librit të Janet Morrison.

“E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem!” ka shkruar Taulant Muka.

Postimi Taulant Mukës

Pershendetje te gjitheve,
bashkangjitur gjeni nje foto qe tregon plagjaturen e zv. Ministrit te Arsimit. Gjykimin mund ta beni vete.

Gjithashtu, zv. Ministri i cili eshte dhe anetar i Keshillit Kombetar Shkencor (pergatit politikat per kerkim shkencor dhe arsimin e larte):

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik.
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters)
2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare
Ky eshte linku (http://ëëë.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/vieë/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http://ëëë.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https://ëëë.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473).

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” te bejne politikat e arsimit te larte?

Gjithe te mirat,
Taulant Muka, MD, MPH, PhD.

REAGIMI I DEMOS

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal.

Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu