Vuk Jeremiq, ish ministër i jashtëm i Serbisë dhe aktualisht kryetar i Partisë Popullore në Serbi, ka thënë se nuk ka ‘asnjë dyshim se Vuçiq ka pranuar që ta njoh Kosovën para bashkësisë ndërkombëtare’.
Për këtë arsye, thotë ai, ‘Perëndimi nuk e përkrah bojkotin e Parlamentit dhe idenë e bojkotit të institucioneve nga ana e opozitës serbe”.
“Pas bisedave në Uashington, nuk kam asnjë dyshim që Vuçiq i ka ofruar Perëndimit njohjën e Kosovës si një shtet i pavarur, por tani pyetja është se ku do të bëhet një linjë demarkacioni me Serbinë. Amerika dhe partnerët tjerë perëndimor janë aktualisht prioriteti kryesor, ashtu siç ka ndodhu rnë vitet e fundit dhe ata janë duke investuar shumë që kjo të ndodh dhe për këtë, dilemma e madhe e Vuçiqit për Kosovën është vetëm një hap përpara për t’u realizuar”, ka thënë Jeremiq,
“Autoritetet në Serbi thonë se arritja e një marrëveshjeje me Kosovën nuk është aspak afër, por nuk është e vërtetë kjo aspak”, ka thënë Jeremiq.










