Jeton në Bruksel, EVN i çon faturën 1500 euro në Luboten të Shkupit

Mërgimtari dhe aktivisti i njohur në diasporë Selajdin Sinani ka reaguar lidhur me një faturë të EVN Maqedoni që i ka ardhur në adresë të shtëpisë së tij në Luboten të Shkupit.

Ai thotë për INA se ka pranuar faturën e fundit me një vlerë prej mbi 90 mijë denarë apo 1500 euro. Sinani thekson se ka qenë vetëm 2 javë në shpi dhe më pas ka shkuar në Bruksel ku jeton dhe punon dhe se shuma e bërë është non sens sepse ai nuk ka fabrikë prodhimi.

Sot e mora fakturën e muajit dhjetor me nji pagesë mbi 90 mijë denarë ose 1500 euro për nji muaj, kurse kam harxhue në shtëpinë time ska askush, ku unë isha vetëm 2 javë në shtëpi. si është e mundëshme kjo se nuk është fabrikë që të harxhohet aqë rrymë ose ma paskan dërgue fakturën që ka harxhue fshati ÇUDI ÇUDI a vallë duhet të paguaj të atyre që nuk pagujnë”, ka reaguar Sinani duke kërkuar përgjigje publike nga EVN Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu