Jo vetëm që janë bashkë, por Loredana shkroi fjalët më të ëmbla për Mozzik-un

Loredana dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin e tyre pas shumë muajsh thashethemesh që qarkullonin nëpër media. Ndonëse s’e kanë pranuar publikisht, ata konfirmuan zërat përmes disa fotove që publikuan nga udhëtimi që ndërmorën drejt Dubait bashkë me vogëlushen e tyre, Hana.

Por Loredana ka vulosur diskutimet me një postim që ka bërë në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi të Mozzik-ut bashkë me Hanën nga pushimet në Dubai, krahas së cilës ka shkruar: “Kjo më bën të lumtur. Babai më i mirë.” Përveç dashurisë, është dhe muzika që e ka bashkuar dyshen më të suksesshme të momentit.

Kohët e fundit ka nisur të përflitet se ata po punojnë për të sjellë një album të përbashkët. Në fakt, Mozzik ka paralajmëruar para disa ditësh një projekt madhor. Ai u shpreh se edhe 2021 do të jetë po ashtu një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për të dhe tashmë ka mbetur vetëm të presim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu