Jo vetëm vezë, me çfarë tjetër u qëllua në drejtim të Ramës sot në Kuvend (VIDEO)

Pasi kryeministri, Edi Rama, është goditur me vezë nga deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur që të ndërpresë për një orë seancën plenare.

Por në këtë moment demokratët nuk janë ndalur, pasi siç raportohet dhe shihet në videon e mësipërme kanë qëlluar përsëri Ramën këtë radhë me projektligje dhe një qeskë boje.

Ndërkohë bëhet e ditur se kryetari Lulzim Basha ka braktisur sallën e Kuvendit dhe është nisur drejt selisë së PD-së së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha. /albeu

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu