Fitore e Bajdenit në zgjedhjet fillestare në Nebraska. Zgjedhjet fillestare për nominimin e kandidatit presidencial nga Partia Demokratike, kaluan pa incidente, dhe në kushte të distancës sociale, ndërsa kishte edhe rekord të ri kur në votim përmes postës ishin dërguar 400 mijë fletëvotime.
Në Nebraska mbrëmë në zgjedhjet fillestare votuan edhe republikanët, për zgjedhjen e kandidatit për senator të shtetit federal. Ish presidenti Xho Bajden, për të cilin besohet se do të bëhet kandidat presidencial demokratik, arriti fitore të lehtë. Në këto zgjedhje për herë të parë votohej personalisht në kushte pandemie, pas zgjedhjeve demokratike në Uiskonsin para pesë javëve, pas çka kishte kritika në opinion.
Gjithashtu, edhe republikanët mbrëmë kishin zgjedhje, për zgjedhjen e Senatit, në të cilat fitore bindëse mbajti senatori aktual Ben Sas, i cili e kishte kritikuar presidentin Donald Tramp dhe për këtë u paraqit konkurrencë brenda partiake.
Autoritetet në Nebraska bënë thirrje që njerëzit të votojnë me postë, por guvernatori republikan Pit Rikets bëri të ditur se mund të votohet edhe personalisht.










