Jolevski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në anëtarësimin e NATO-s

Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt. Si Ministri e Mbrojtjes vazhdojmë me reformat në armatë dhe në sektorin mbrojtës sepse ato reforma janë të nevojshme për shtetin, sepse në këtë mënyrë ndërtojmë armatë të fuqishme, mobile dhe efikase, ndërsa njëkohësisht duke i plotësuar standardet e NATO-s.

Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në fjalimin para pjesëmarrësve të Forumit të sigurimit, “Vendimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë, implikimet për Aleancën dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, që në organizim të Marshall-qendrës së Republikës së Maqedonisë për të katërtën herë mbahet në Ohër.

Jolevski përkujtoi se para dy viteve filloi procesi i modernizimit të ARM-së, i cili tani është në fazë të imlementimit. Për momentin kryhet përvetësim i mjeteve të nevojshme mbrojtëse, të cilat janë tërësisht në pajtim me standardet e NATO-s dhe ushtarëve dhe oficerëve të Maqedonisë iu mundësojnë ta kryejnë detyrën e tyre, tha Jolevski.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se ARM-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e tjera anëtare të NATO-s, si në stërvitje të përbashkëta ushtarake, ashtu edhe në misionet e Aleancës, KB-së dhe BE-së.

Me pjesëmarrjen e ARM-së në misionet dhe stërvitjet e tilla, ushtarët tanë marrin aftësi dhe përvoja të mëdha që i bën edhe më të aftë, tha ministri i Mbrojtjes.

Stojan Sllavevski, kryetar i Qendrës së Marshallit në Maqedoni, nga ana e tij theksoi se është mirë që në Samitin e NATO-s në Varshavë e përsëriti ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por si aspekt negativ e theksoi atë që në tubimin e NATO-s është vendosur edhe një kusht shtesë dhe ai është shkarkimi i situatës politike në vend. “Prej këtu, duhet t’i kushtohet vëmendje zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, lirisë së mediave, pavarësisë së institucioneve, si çështje shtesë që e ngarkojnë ftesën tonë për anëtarësim në NATO”, tha Sllavevski.

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, theksoi se takimet e tilla janë një mundësi e mirë për përfaqësuesit e institucioneve nga të gjithë partnerët-shtetërorë të NATO-s që të diskutojnë për çështje të rëndësishme që prekin rajonin.

Për Samitin e NATO-s në Varshavë, Bejli tha se ka qenë nga rëndësia e jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të vendimeve të sjella me të cilat konfirmohet vendosmëria e Aleancës për përgjigje kolektive në përballjen me sfidat e reja dhe kërcënimet që vijnë nga lindja dhe jugu.

Sa i përket integrimit të NATO-s të Republikës së Maqedonisë, ambasadori i SHBA-së theksoi se Aleanca nuk është vetëm strukturë mbrojtëse, por bashkësi e shteteve të cilat promovojnë vlera të demokracisë, qeverisjes së të drejtës, lirive.

Në Forumin e sivjetëm në Ohër, marrin pjesë përfaqësues të asociacioneve alumni të Xhorxh K.Marshall qendrave në shtetet nga Ballkani Perëndimor, si dhe shumë profesorë, analistë, ekspertë të shquar nga rajoni dhe më gjerë, të cilët do të debatojnë për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet rajoni./portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu