Jose Mourinho nuk kthehet në Itali

Jose Mourinho ka zbuluar se nuk do ta vazhdojë karrierën në ligën elitare italiane, Serie A, përkundër suksesit fenomenal me Interin vite më parë.

56-vjeçari i fitoi pesë tituj të rëndësishëm gjatë qëndrimit dyvjeçar në “San Siro”, përfshirë tripletën historike më 2010-ën.

Pasi u udhëhoqi Interin drejt fitores 2-0 kundër Bayern Munchen në finale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu” atë vit, portugezi u largua menjëherë në drejtim të Real Madridit.

Përkundër shumë kujtimeve të lumtura në Itali, Mourinho nuk e sheh rikthimin e tij në futboll në atë vend, edhe pse thotë se ka qenë e vështirë të largohej.

“E ardhmja ime? Nuk mendoj se do të jetë në Itali”, tha Mourinho për “Tiki Taka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu