Joseph: Putin ka një aleat në Ballkanin Perëndimor dhe ai është Vuçiq

Situata e njëjtë që po mbizotëron në Ballkanin Perëndimor është duke shkuar në favor të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu është shprehur njohësi amerikan i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai presidencës boshnjake, Milorad Dodik vazhdojnë të qëndrojnë të gatshëm për të destabilizuar rajonin.

“Vladimir Putin për të përfituar nga problemet në Ballkan nuk ka nevojë të bëjë një luftë të re. Vladimir Putin përfiton në Ballkan edhe duke e mbajtur situatën të njëjtë. Duke i mbajtur këto tensione në rritje, duke u përpjekur për të krijuar tensione të reja. Por as që duhet të jetë një luftë. Nuk duhet të jetë një luftë e re, për shembull në Bosnje dhe Hercegovinë, që ai të përfitojë. Për sa kohë që situata mbetet e tillë, besimi në këtë rajon, në SHBA dhe në Bashkimin Evropian bie. Mbështetja për Bashkimin Evropian bie. Ai mund ta përdorë këtë si shembull, në sytë e tij, të një projekti të dështuar, të një Bashkimi Evropian të dështuar, pikërisht ashtu siç po përpiqet të përdorë dhe demonstrojë në Ukrainë. Dhe përveç kësaj ai përfiton duke e mbajtur këtë rajon në këtë mënyrë”, tha për The Geopost, analisti Joseph.

Më tej thekson se Vuçiq, veçanërisht, është aleati i Putinit dhe punon me të njëjtën agjendë.

“Ai ka një aleat që e ndihmon të realizojë agjendën dhe ai aleat është në Serbi, ai është presidenti Aleksandar Vuçiç që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por tani pushtimit rus e shohim me qartësi, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën agjendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën”, shtoi ai.

Për analistin Joseph, presidenti serb do të jetë përfituesi kryesor i një destabilizimi të mundshëm në rajon, duke e shtyrë Dodikun të bëjë një gjë të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu