Joshua i vendosur që të përballet me Furyn në duelin që do thyejë të gjitha rekordet

Anthony Joshua ka zbuluar se ai dëshiron të vazhdojë me boks edhe për shtatë vite të tjera, por fillimisht është duke menduar për meçin me Tyson Furyn. AJ konfirmoi të martën mbrëma se ka progres në bisedime me kampin e Gypsy King për të zhvilluar duelin që do t’i thyejë të gjitha rekordet.

Sipas informatave të para, të dy boksierët do të fitojnë rreth 100 milionë euro nga ky duel që pritet të zhvillohet në maj të vitit 2021. Kjo përballje mes tyre do të zhvillohej në stadiumin mitik Wembley, derisa pritet të jenë të pranishëm edhe rreth 100 mijë tifozë. Joshua arriti të mposhtë para disa ditësh Kubrat Pulevin, për t’i mbrojtur kështu titujt e tij, e që tani është i fokusuar te Fury.

E gjitha çfarë dua nga ai është ora e tij Rolex. Ai më ka thënë më parë se: ‘Nëse më mposht mua apo më nokauton, ti mund ta marrësh orën time Rolex”. Ajo është çfarë dua më shumë”, ka thënë AJ me humor. “Jam më i uritur se që isha më parë për të fituar duelet. Ishte një stërvitje shumë e mira me të disa vite më parë. Nuk kuptoja shumë nga boksi, por ishte diçka shumë e mirë”.

Kur ishin në stërvitje, ishte një Rolex i tij, më kishte pëlqyer shumë dhe ai (Fury) më kishte thënë se nëse do e mposhtja, do e merrja atë. Por, aktualisht është diçka e madhe mes nëse (titulli kampion i unifikuar në peshat e rënda)”, ka shtuar më tej Joshua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu