Jovanoviq: Nëse heqim dorë nga Kosova, nuk kemi më shtet

Nëse e dorëzojmë Kosovën, nuk kemi më shtet, nuk kemi ekonomi, nuk kemi asgjë – do të kemi destabilitet në 50 vitet e ardhshme, tha sot kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq, transmeton InfoShqip.

Ai i tha N1 se nëse Serbia e dorëzon Kosovën për shkak të dobësive të saj, do t’i hapen një sërë çështjesh të tjera territoriale.

Duke folur për Deklaratën për Mbrojtjen e Kosovës, Jovanoviq tha se funksioni i deklaratës është të kujtojë faktin se Kosova janë pjesë përbërëse e Serbisë sipas ligjit, historisë dhe gjithçkaje që është populli serb.

Në përgjigje të akuzave se shqiptarët nga Kosova nuk duan të jetojnë në Serbi, Jovanoviq tha se ky është një lloj “argumenti nga realiteti, ashtu siç serbët në BeH nuk duan të jetojnë në atë vend, kështu që askush nuk i pyet ata asgjë“, dhe se nuk është i vetmi i rëndësishëm kush, çfarë dhe sa do, por vullneti i Serbisë që të mos e njohë kurrë shkëputjen e Kosovës, si dhe ligji ndërkombëtar dhe Rezoluta 1244.

Ai shtoi se shqiptarët janë qytetarë të Serbisë dhe se si të tillë do të trajtohen dhe se është paraparë autonomi thelbësore, e cila asnjëherë nuk u është hequr./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu