Jovic zbulon ëndrrën e tij me Real: Ky është trofeu që dua më shumë me këtë fanellë

Sulmuesi 21-vjeçar serb Luka Jovic, blerje e re e skuadrës së Real Madrid, në një intervistë për “AS” ka zbuluar se ka zgjedhur të luajë për skuadrën “merengues” për një arsye: Të fitojë Champions League.

“Ëndrra ime është të fitoj trofeun më të rëndësishëm europian për klube këtu, në Madrid, me skuadrën e Real”, tha Jovic.

Jovic u transferua te Real nga skuadra e Eintracht Frankurt për shumën e 60 milionë eurove, duke nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me “los blancos”.

“Jam shumë i motivuar nga ky transferim. Do të më pëlqente të luaja sa më shumë dhe të ndihmoja Real që të fitojë sa më shumë trofe me mua”, u shpreh më tej Luka Jovic.

Sulmuesi serb pritet të jetë Cristiano Ronaldo i ri te skuadra e Real Madrid, një trashëgimi e vështirë kjo për një 21-vjeçar edhe pse i talentuar. Lojtari shkëlqeu këtë sezon me ekipin gjerman, ku realizoi 17 gola në kampionat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu