Ju u pasuruat duke varfëruar qytetarët

Varfërimi i shumicës së qytetarëve dhe pasurimi i një pjesë të vogël të tyre është pasqyra e keqe për kohën e qeverisjes kriminale të VMRO-DPMNE-së. Kjo pasqyrë e keqe po ndryshohet, ekonomia po lëviz në drejtim të duhur, theksojnë nga LSDM.

“Pikërisht politikat e gabuara kriminale të VMRO-DPMNE-së kanë sjellur deri në trefishimin e borxhit dhe zbrazëtirë të madhe buxhetore në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.

VMRO-DPMNE të ndalon së mashtruari opinionin dhe të largohet nga numrat paushall dhe përqindjen për mëditje të cilat së pari duhet të futen në debate dhe diskutime publike.

Po realizohet analizë e detajuar për mënyrat dhe modelet e sigurimit të politikës tatimore të drejtë në vend. Në momentin kur analiza do të jetë e gatshme, e njejta do të prezantohet para qytetarëve dhe opinionit professional, me qëllim që të hapet debati publik i bazuar në të dhëna të sakta dhe fakte. Hipokrite janë lajmet e rreme të VMRO-DPMNE-së, ekonomia po lëviz në drejtim të duhur. Rritja e pagës minimale dhe mesatare, investimet e huaja rekorde prej 235 milion eurove vetëm në çerekun e parë të këtij viti, rënia e papunësisë dhe ulja e shpenzimeve për jetë janë vetëm një pjesë nga parametrat ekonomik që tregojnë për suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr ga LSDM”, theksojnë nga kjo parti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu