Juncker ia thotë në sy Ramës: Për ty më ankoheshin kur ishte kryebashkiak

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar sot nga Tirana se vendi ynë duhet të vazhdojë me reformat për të patur dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE-në.

Juncker ka treguar se në vizitën e tij të parë në Shqipëri, i ankoheshin për Edi Ramën në kohën kur ishte kryeministër.

Ja deklarata e plotë e Junker:

“Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar klimës së Brukselit por gjej të njëjtën klimë. Jam i lumtur së bashku me Hahn në Tiranë, këtu filluam udhëtimin tonë në Ballkan duke përfshirë në etapën e parë Tiranën Shqipëria për mua nuk ka asgjë të habitshme, e njoh nga larg por jo mjaftueshëm. Por mund të jap një gjykim paraprirës për atë që bën forcën e këtij vendi.

Kur kam ardhur në vizitën time të parë në Tiranë, kryeministri ishte krybashkiak. Dëgjova rezervat që kishin të tjerët për të. Për ne Ballkani është aleat dhe partner dhe Shqipëria është një vend thellësisht evropian.Por ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë për një kohë të gjatë dhe s’duhet të humbim më kohë. Në fakt bëhet fjalë për të rishikuar historinë nëpërmjet pajtimit.

Konstatoj që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progresit dhe reformat janë impresionante. Nëse vazhdohet kështu kjo do ti lejojë Shqipërisë që KE të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për premtime boshe. Por mund të inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme, sidmos në luftën kundër krimit, vetingut, organizimit të gjykatave. Do të jemi krah Shqipërisë për të ndihmuar anëtarësimin.

Por do të na duhet që të gjitha problemet e vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në dtaën e caktuar. Ti jepet fund problemeve territorial sepse kjo është një provë. Deri atëherë ne mnbështetim Shqipërinë në të gjitha përpjeket. Dal nga biseda me kryeministrin duke rikonfirmuar se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu