Junker: Maqedonia është në rrugë të drejtë

Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han po qëndron në Shkup. Junker dhe Han prezantojnë “Strategjinë” e Bashkimit Evropian për zgjerim.

Në konferencë të përbashkët për shtyp Junker tha se se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Junker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Maqedonia kohëve të fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën.

Sa i përket emrit të vendit, jo, nuk do të doja të them asgjë për shkak se ju mbetet juve që ta zgjidhni këtë problem me miqtë tuaj grek. Unë të premten e kaluar gjatë Këshillit Evropian në Bruksel bisedova me kryeministrin grek Cipras dhe i thash që të qëndrojë në rrugën tashmë të filluar dhe munda të vërej gjatë mbërritjes në aeroport se diçka paska ndryshuar- deklaroi Zhan Kllod Junker.

Nga ana tjetër Zaev flenderoi zyrtarët e BE-së që zgjodhën Maqedonin si vendin e parë për ta filluar turin e tyre ballkanik. Zaev edhe një herë u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik që do të bëjë ndarje mes shtetit tonë dhe rajonit në Greqi. Megjithatë, insistojmë në një zgjidhje që do të mundësojë mbyllje të përhershme dhe të qëndrueshme të kontestit me respektimin e dinjitetit dhe identitetit të dy popujve dhe dy shteteve -tha Zoran Zaev, kryeministër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu