Bashkimi Demokratik për Intergrim në mënyrë intensive është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale që sipas ligjit duhet mbajtur kah mesi i muajit maj të këtij viti, por duke e pasur parasysh ngërçin politik nuk dihet data e saktë e mbajtjes së tyre.
Ajo që bënë opinionin të habitet është taktizimi ose veprimi në BDI përmes fillimisht kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta ku u rikandidua edhe për një mandat nga ana e Degës së BDI-së në Gostivar si dhe letrës së Izet Mexhitit se nuk do të kandidoje më për zgjedhjet lokale.
Veprimi i parakohshëm i BDI-së me emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale si mund të interpretohet? A po frikësohet BDI-ja prej humbjes së thellë eventuale nga Lëvizja Besa?
Gazetari Memedali Jusufi në një prononcim për portalin Tetova1 vlerëson se BDI-ja duhet që të reformohet rrënjësisht nëse dëshiron që t`i ikë debaklit.
“Vlerësoj se ne parim ristrukturimi mund te vij ne partine ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme lokale por ne esencë BDI i duhen reforma rrënjësore nese deshiron ti ike debaklit qe pesuan me pergjysmimin e votave ne zgjedhjet parlamentare ne vitin qe e lamë pas.
Duhet thene patjeter se eshte dijalektike e politikes pasi te arrish majat e pushtetit te filloj renja dhe kete proces po e perjeton partia ne pushtet dhe cfar do loje me emra nuk mjafton qe te themi se kjo parti mund ti shpetoj nje procesi te pashmangshem politik .
Determinizmat jane te pashmangshme ne politike , eshte nje paradigme e brendshme qe me pare e kane perjetuare edhe PPD, edhe PDSh”, deklaroi Jusufi për Tetova1.
Përndryshe, VMRO-DPMNE ende vazhdon që ta mbaj të bllokuar Maqedoninë në aspektin institucional dhe funksional. Maqedonia në këtë fazë është pa kryetar Parlamenti, qeveri si dhe rrezikon që të ngel edhe pa kryetar komunash nëse kjo situatë vazhdon edhe pas muajit maj./Tetova1/










