Juve bën planin për zbulimin e sezonit, Dzeko refuzon anglezët

Weston McKennie është zbulimi i sezonit te Juventusit, që e huazoi mesfushorin nga Schalke 04, kurse te Roma ka një çështje Edin Dzeko. Në Itali raportojnë se ditën e sotme agjenti i boshnjakut, Tullio Tinti, ishte në Trigoria për të bërë të mundur largimin e klientit të tij nga kryeqytetasit.

Kujtojmë që marrëdhënia mes ish-kapitenit dhe trajnerit Fonseca është prishur dhe nuk ka asnjë mundësi që ajo të rregullohet. Sipas “Calciomercato.com”, është klubi i West Ham që ka bërë një ofertë për Dzekon, por ky i fundit nuk ka pranuar. Megjithatë, 34-vjeçari kërkon me ngulm të largohet nga romakët para përfundimit të merkatos së janarit.

Ndërkohë, nga ana tjetër me shumë mundësi Juventus do të blejë përfundimisht kartonin e Weston McKenniet. Amerikani i huazuar nga Schalke 04 do të jetë i bardhezinjve nëse ata kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ky kusht ishte thelbësor kur ai kaloi në verë në Torino.

Zonja e Vjetër” përpos këtij kushti e dëshiron lojtarin, falë paraqitjeve pozitive që ai ka bërë. Operacioni pritet të kushtojë 18.5 milionë euro, por totali mund të kapë shifrën e 30 milionë eurove me bonuset e përfshira. McKennie është përshtatur mjaft mirë me futbollin italian dhe deri më tani ka shënuar katër gola në 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu