Juventus përfshin Rabiotin në ofertën për Pogba

Juventus e ka vendosur mesfushorin Adrien Rabiot në marrëveshje për mesfushorin Paul Pogba. Që një kohë të gjatë Pogba është i lidhur me rikthimin në Torino, por pas shumë ofertave marrëveshja nuk u arrit.

Oferta më e fundit nga “Bianconerët” përfshin edhe Rabiot, i cili pëlqehet që një kohë të gjatë nga “Djajtë e Kuq”.

Rabiot u transferua verën e kaluar te Juventus nga PSG, mirëpo ka bërë vetëm 11 paraqitje në formacionin e parë. Everton dhe Arsenal mbesin të interesuara për francezin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu