Juventus po fiton marrëzisht nga Ronaldo, çdo minutë po shitet nga një fanellë

Juventusi është duke shitur mesatarisht nga një fanellë në minutë të Cristiano Ronaldos, nga dyqani i klubit në Milano.

Zonja e Vjetër do t’i paguajë Real Madridit 100 milionë euro (dhe 12 milionë të tjera do të jepen për shtesë për kontribute solidariteti në bazë të rregullave të FIFA-s), si dhe do ta paguajë portugezin 30 milionë euro në sezon.

Mirëpo, siç duket edhe përfitimet e Bianconerëve do të jenë të mëdha. Kjo për faktin se krahas fanellave të shumta që po shiten, CR7 është një reklamë e madhe për kampionin italian.

Sipas TuttoJuve, rendi është i madh në dyqanin e Juventusit në Milano, për faktin se faqja online ka rënë nga ngarkesa e madhe.

Nga ora 10:00 e mëngjesit të të mërkurës, kur edhe është hapur dyqani, është shitur mesatarisht nga një fanellë në minutë e Ronaldos.

Pos të qenit një reklamë e madhe, superylli portugez vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Përkundër moshës së tij, ai ka qenë lojtari kryesor i Real Madridit, në tre vitet e fundit kur edhe Los Blancos e fituan radhazi Ligën e Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu