Juventusi i ofron një tjetër futbollist Interit për Icardin, Neroazzurrët kërkojnë edhe para

Kampioni i Italisë, Juventus po insiston për transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Zonja e Vjetër ka tentuar ta bind Interit me një ofertë prej 45 milionë eurove, por që është hedhur poshtë nga Neroazzurët.

Inter për ta lënë të lirë sulmuesin e tyre që nuk dëshirohet nga Conte kërkon së paku 60 milionë euro.

Tani Juventus ka dalë me një ofertë tjetër në drejtim të zikaltërve.

Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri i ka ofruar shkëmbimin kokë me kokë me Moise Kean, por edhe kjo ofertë është refuzuar nga Inter.

Në fakt zikaltërtit e duan sulmuesin e talentuar Kean, por më shumë e vlerësojnë Icardin.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Inter ka kërkuar nga Juventusi shërbimet e Kean si dhe 30 milionë euro të tjera për tu zyrtarizuar kjo marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu