Juventusi kërkon informacion për situatën e Coutinhos

Gjiganti italian, Juventus, është duke planifikuar të përfshihet në garën për shërbimet e Philippe Coutinhos.

Mesfushori brazilian, i cili është në pronësi të Barcelonës, aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu, mirëpo bavarezët nuk do ta transferojnë përgjithmonë.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për ish-lojtarin e Liverpoolit, i cili nuk i plotësoi pritshmëritë te Blaugranët, të cilët paguan shuma të majme parash për transferimin e tij.

Tuttosport bën të ditur se Juventusi është duke menduar të hyjë në garë për nënshkrimin e Coutinhos pasi të mbarojë sezoni aktual.

Në ndërkohë, Barcelona është duke e kërkuar Miralem Pjanicin, prandaj braziliani mund të përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me boshnjakun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu