Mediat italiane shkruajnë sot se Juventusi mendon ende ta shesë Dybala-n edhe pse dështoi transfefimi tek Manchster United dhe Tottenham.
Më parë ata ishin marrë vesh me United për shitjen e tij tek United apo Tottenham, por kërkesat e tij bënë që marrëveshje të dështonte, shkruan Albeu.com.
Por edhe pse dështuan transfertat, kjo nuk ka ndryshuar mendjen e Juventusit për ta shitur dhe tani favorit duket të jetë PSG, por nuk mbetet pas edhe Bayern Munich.
Sëfundmi po flitet edhe për një ndërrim kokë më kokë Dybala-Icardi, gjë e cila është përforcuar pas ardhjes së Lukakut tek Interi.










