A ka një çështje çame për qeverinë shqiptare?! Edi Rama sqaron negociatat me grekët

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në negociatat me palën greke është disktuar edhe për çështjen Çame, por teksa për shumicën e shqiptarëve “një çështje çame” është rikthimi i territorit çam, për kreun e qeverisë është ndryshe.

Pas deklaratës së Kotzias se pala greke nuk pranon një çështje çame, Rama ka deklaruar se kjo dosje është folur, por në interes të të drejtave të qytetarëve çamë, përfshi këtu pronat e tyre (në aspektin formal dhe ligjor) si dhe të drejtat e tyre formale, mundësinë për të kujtuar tragjedinë e ndodhur si dhe ndryshimin e sjelljes aspak normale të Greqisë me këtë popullsi.

I ftuar në emisionin “Real Story” Rama nuk ka pohuar nëse do të ketë një dokument të firmosur mbi këtë çështje, por nga ana tjetër, ka theksuar se pala shqiptare është në finalizimin e një diskutimi që do t’i japë fund një paranoje historike.

A do të ketë diçka të shkruar për çështjen çame…? Po atje do të ketë një monument të viktimave të çështjes çështjes çame, në atë territor, që tashmë është tokë e Greqisë…?!

Rama: Ndjehemi shpeshherë në pozitë çudie kur dëgjojmë që dhe nivelet e larta të politikës greke, kanë insinuar apo shprehur qartësisht se qeveria e Edi Ramës kërkon Shqipërinë e Madhe apo Çamërinë. Ne kësaj paranojë do i japim fund. Nga ana jonë tashmë, çfarë do të kthehet?!

Çamët! Ktu ne flasim për shtetas shqiptarë të cilët kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa në histori, prona në shtetin grek. Flasim për shtetas shqiptarë që për shkak të prejardhjes së tyre pengohet që të lëvizin lirisht. Flasim për shtetas që me të drejtë kërkojnë përkujtim. Atëherë, kjo do të thotë, Kotziasin e kanë dëgjuar gabim, por nuk kanë dashur ta dëgjojnë atë tjetrën, kur ai thoahte se pala shqiptare ka kërkuar me agrisivitet rikthimin e çështjes çame… por se ne do të punojnë për rikthimin e të drejtave të tyre. Ky është thelbi! Kështu ne gjejmë një rrugë të përbashkët për të zëruar edhe këtë problem.

Do të ketë një marrëveshje më vete për këtë… po shkojmë në një marrëveshje ku do të kemi pikë doganore të përbashkët. Por kjo është një negociatë shumë delikate, por pikërisht për shkak të kazanit, se mos harroni, mediat atje çfarë kujtoni ju, se nuk ka kazanë atje?!

Të shtunën do të keni protestë përpara kryeministrisë…

Rama: Unë di tju them kaq, që ky është një moment shumë delikat e historik

Janë dy vendprehje, të pranuara,të firmosura nga Sali Rama Berisha dhe procesin e kemi bllokuar ne. E Para sepse u firmosën si të gjitha marrëveshjet shkel e shko, dhe e dyta sepse ne ju thamë grekëve, ne mund ta ekzekutojmë këtë marrëveshje, por në tavolinë do të ulemi për të diskutuar të gjitha çështjet 70 vjeçare, pasi kjo histori duhet të mbarojë.

Ne kemi ekspertët amerikanë të pas- Bosnjes që po punojnë këtu. Ne kemi një grup të përbashkët, janë përfaqësuesit tanë e grekë, madje edhe ata italianë. Nuk e shoh ku është problemi, janë dy vendprehje, të firmosu

Njëra në Bularat e tjetra në Këlcyrë. Historia filloi me numra, 15 mijë thonin ata në fillim, pastaj e ulën në 10 mijë, e më pas do të shohim… Në marrëveshje, ne kemi këmbëngulur që të fusim të drejtën përkujtimore, kjo është shah, janë hapa e lëvizje, jo duke i rënë me grusht skakierës, por duke vendosur në pozicione të drejta të dyja palët. Ne duam as më shumë e as më pak atë që është shqiptare, greke, e dinjtoze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu