“Ka një kufi”, Sonila Meço ka dy fjalë për situatën Sara-Ledri

Lajmet që kanë qarkulluar këtë periudhë për çiftin Sara Hoxha-Ledri Vula kanë marrë edhe vëmendjen e Sonila Meços. Pa i përmendur me emra ajo ka shkruar një status të gjatë për ta në Instagram ku shprehet:

“Prej ditësh më shfaqen ca lajme të pakonfirmuara, por të supozuara mbi situatën familjare të një çifti të njohur, prindër të një vajze të vogël. Dhe pavarësisht se kanë zgjedhur, që shumë aspekte të jetës së tyre private t’i publikojnë në rrjet, nuk duhet harruar assesi se llogaritë sociale nuk përcaktojnë as statusin social, as atë civil e aq më pak jetën e secilit.

Çfarë prodhon publikimi i pandalshëm i një dyshimi mbi një krizë në një familje personazhesh publikë? Ka dalë ndonjë kriter, rregull, detyrim, se martesa dhe prindërimi duhen konsumuar në rrjete sociale, që të konsiderohen të vlefshme nga publiku për çiftet? Mundet për Kardashianët, që edhe gjumin e njoftojnë në instagram para se t’i thonë “avitu”. Ka të tjerë, që as dasma me daulle e as për “inat” të fisit nuk kanë bërë, familja ndodh pavarësisht thashethemeve, rrjetit, ndjekësve e portaleve. Dhe për ata që e mendojnë ndryshe (pra lexuesit e shenjave të rrjetit si lexuesit e filxhanit dikur), duhet kuptuar se ka një kufi njerëzor e jo teknologjik për të “përgojuar” publikisht situatën në një familje.

Sidomos kur në mes është një fëmijë. Në një vend kaq të vogël, me një shoqëri të rënduar psikologjikisht nga mungesa e mekanizmave shërues, edukues. Asnjëri nuk ka detyrimin të postojë në rrjet, por secili zgjedh të përdorë rrjetin. Pa e marrë aq seriozisht sa t’i drejtohet atij për të zgjidhur hallet personale. Ka një kufi, që secili nga ne duhet ta ushtrojë, pa paragjykuar askënd.

Me mbylljen e derës pasi hyjmë në shtëpi, rrjeti ekziston edhe pa ne, por edhe ne pa rrjetin. Uroj të mos ketë kurrë varësi kaq ekzistenciale për këdo (veç nëse nxjerr pasuri si ajo e Kardashianëve, aty s’di ç’ndodh me tundimin e varësisë).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu