Kabul, momenti i rrallë: Ngjitur bien raketat, besimtarët nuk ndalojnë faljen e Namazit

paktën tre raketa ranë, sipas zyrtarëve afganë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.

Raketat u lëshuan teksa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirwais Stanikzai. Por pavarësisht se ato ranë shumë pranë rezidencës së presidentit, të gjithë ruajtën qetësinë e falja e Namazit nuk u ndërpre për asnjë moment.

Zyrtarët njoftuan se nga ngjarja, nuk pati të plagosur. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Disa minuta më pas, Ghani e mbajti fjalimin e tij, duke thënë se talebanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu