Gazetari Leonard Kerquki ka pretenduar se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.
Sipas Kerqukit, të dy emrat janë diskutuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa tani janë rikthyer në tavolinën e diskutimeve për një kandidat konsensual. LDK-ja së fundmi ka deklaruar se është e gatshme të votojë një kandidat konsensual për president.
Sipas Kërqukit, Ramajli kishte refuzuar të bëhej president në vitin 2011. Pas refuzimit të tij, në këtë post u zgjodh Atifete Jahjaga.
Përveç Berishës dhe Ramajlit, pjesë e diskutimeve për postin e presidentit, sipas Kerqukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Haki Demolli, si dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
Ja postimi i plotë:
“Berisha apo Ramajli, kush do te behet President?
Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit.
Ibrahim Berisha (71 vjeç)
Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste.
Iljaz Ramajli (75 vjeç)
Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga.
Po ashtu, pjese e diskutimeve kane qene edhe emri i ish-Ministrit Haki Demollit, ish-Presidentit Fatmir Sejdiu…” /INA/










