“Kacafytjet” me opozitën, Talat Xhaferi e kujton rastin me Gruevskin: Atë këngë nuk do ta këndojë askush derisa jam unë kryetar Kuvendi

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët komentoi debatet e ashpra në Kuvend me opozitën, konkretisht “zënkën” që kishte dje me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, përcjell TV21. Xhaferi duke e përmendur “ballafaqimin” me Nikolla Gruevskin në Kuvend në vitin 2018, tha se nuk do të lejojë që më të ndodh një gjë e tillë.

“Për procedurale, le të qëndrojnë në vend si çdonjëri. Do të kërkoj fjalën, do ta merr fjalën. Nuk mundet askush të del në foltore pa i dhënë fjalën. Dalin para meje dhe debatojnë me mua jashtë foltores. Ishte një që u ngjit lartë dhe më hodhi ujë. Këtë e kam thënë edhe atëherë dhe e përsërisë, ishte i pari dhe i fundit. Nëse duan të provokojnë një gjë të tillë, unë ju kam thënë atë fotografi nuk do ta shihni më kurrë. Nëse dikush mendon se do të më provokojë duke u ngjitur lartë te vendi im që unë të vendos pastaj sigurim për dalje, e atë këngë nuk do të këndoje askush derisa jam unë kryetar Kuvendi”, deklaroi Xhaferi./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu