Kadyrov: 70.000 çeçenë të tjerë janë gati të bashkohen

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha se 70,000 luftëtarë të tjerë çeçenë janë gati t’i bashkohen grupit prej 10,000 personash të vendosur aktualisht në zonën e operacioneve speciale ushtarake, transmeton InfoShqip.

Dhjetë mijë luftëtarë çeçenë janë tashmë të përfshirë në këtë kauzë fisnike. Nëse është e nevojshme, shtatëdhjetë mijë të tjerë janë gati t’u bashkohen atyre”, shkroi Kadyrov në kanalin e tij Telegram. Ai shtoi se çeçenët janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre.

“Përshëndeta ngrohtësisht këta bij të denjë të popullit çeçen, të cilët janë të gatshëm në çdo moment të mbrojnë atdheun e tyre dhe të zbatojnë çdo urdhër të udhëheqësit tonë të shquar”, shtoi Kadyrov./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu