Kadyrov tregoi bicepsin kur u pyet lidhur me pretendimet për gjendjen e tij shëndetësore

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov si duket i është përgjigjur pretendimeve të fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, kur dha një prononcim për një televizion rus.

Derisa u përgjigj pyetjes së gazetarit, Kadyrov tregoi bicepsin e tij në kamerë për të treguar se ishte në fakt në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.

“Fuqia Akhmat!”, ishte përgjigjja e liderit çeçen kur u pyet lidhur me pretendimet.

Javë më parë u raportua në medie se Kadyrov se ishte në gjendje kritike shëndetësore, por që të njëjtat raporte u hodhën poshtë nga ky i fundit.

Nuk është hera e parë që bëhen pretendime të tilla lidhur me gjendjen shëndetësore të aleatit të presidentit rus Vladimir Putin.

Muaj më parë, gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani pretendoi se Kadyrov kishte probleme serioze shëndetësore, pasi që veshkat nuk po i funksiononin ashtu siç duhet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu