Kamberi: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kyç për normalizim e marrëdhënieve shqiptaro-serbe

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se duhet të shfytëzohet momentumi i angazhimit të rritur perëndimor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është momentum i ri që duhet të përdoret për dialogun deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve”, tha Kamberi.

Kjo, tha Kamberi, është përfitim për të dyja palët, shqiptarët dhe serbët.

Nuk ka dyshim se kushti kyç për për këto marrëdhënieve është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kamberi.

Lëvizja serbe e ekstremit të djathtë “Dveri” i reagoi Shaip Kamberit, duke i bërë thirrje kryekuvendarit serb që të t’i kërkojë llogari atij për, siç tha ai, “pretendimet se Kosova është shtet i pavarur”.

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as direkt e as indirekt, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në seancën parlamentare ku po diskutohet dhe raportohet për dialogun Kosovë-Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu