Kampioni shqiptar i peshave të rënda në boks, fiton brezin e artë kundër kampionit afrikan

Kampioni shqiptar i peshave të rënda në boks, Nelson Hysa, kishte premtuar se në 2023 do fitonte një brez të artë dhe ia doli, duke mposhtur me Nokaut në Tiranë Vikapito Meroro, ish-kampionin e Afrikës.

Për rrjedhojë gjerdani i artë i UBO-s tani do qëndrojë në brezin e shkodranit.

Të them të vërtetën nuk e kisha menduar kaq shpejt, por në peshat e rënda ndodh kjo ku ndeshjet mbyllen para kohe. Për mua është një gëzim i madh sepse kurorëzoj një karrierë shumë të gjatë dhe tani po vijnë rezultatet më të lartë. Pikërisht në kohën kur unë po i përkushtohem totalisht sportit”,-u shpreh Nelson Hysaj, boksier.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu