Kanali në Hasanbeg, banorët të revoltuar me Komunën

Banorëve të Hasanbegut po u mbaron durimi. Ata thonë se kanali për të cilin ndër vite kanë marr premtime për pastrimi, akoma nuk ka marrë zgjidhe. Banorët thotë se po i helmon era te keqe ndërsa kanë frikë se i njëjti mund të bëhet burim sëmundje për familjet e tyre.

“Një ditë më parë Komuna e Gazi Babës ka dërguar ekskavator për pastrimin e kanalit që tashmë më vite flitet dhe është një nga ankesat kryesore të banorëve të Hasanbegut. Megjithatë një ditë më pas erdhëm të shohim punën që kanë bërë dhe siç mund ta shihni edhe nga pamjet, kanali nuk është pastruar, por mbeturinat nga thellësia e kanalit vetëm janë vendosur në cepat e tij. Banorët shprehen të revoltuar dhe madje paralajmërime kanë edhe për komunën”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

Kjo video ku shihet se si një ekskavator punon në shtratin e kanalit në Hasanbeg është sjellë në redaksinë tonë nga banorët e kësaj zone. Këtë mënyrë pastrimi, banorët e konsiderojnë tallje nga institucionet. Kanali siç thonë banorët, është bërë habitat i peshqve, rosave, breshkëve dhe gjarpërinjve. Ata thonë se “ është mbushur kupa” dhe paralajmërojnë komunën e Gazi Babës me protesta të njëpasnjëshme deri në zgjidhjen e këtij problem.

Tani me këtë punë që kanë bërë kështu, këndej duhet të ecim me kaskë motori. Nuk dalim dot as në oborr. Edhe brenda hynë era. Çfarë të kënaqur. Ku të kënaqemi me këtë, me ta nxjerr baltën para dere. As fëmijët nuk mund t’i nxjerrim jashtë. Këtë herë nuk do bllokojmë rrugët tona. Do të marrim çadrat dhe para Komunës së Gazi Babës. Ose do të bëhet ky kanal ose do të flemë aty më mirë. Do të bëhet protestë e madhe”, deklaroi Bashkim Ismaili-Banor i Hasanbegut.

Nga Komuna e Gazi Babës ende nuk kemi përgjigje se a konsiderojnë se ky kanal pas aktiviteteve të një dite më parë është i pastruar, përse nuk janë mënjanuar mbeturinat pas gërryerjes dhe a kanë ndonjë projekt për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të këtij problemi dhe kur dika e tillë mund të ndodhë./Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu