Kancelari austriak Kurz: Erdogani po “derdh” qëllimisht mijëra migrantë drejt Evropës, nuk vijnë nga Siria

Evropa është vënë në provë pasi Turqia siguroi kalimin e lirë për valën e migrantëve që shkojnë drejt perëndimit, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, duke përshkruar lëvizjen e Ankarasë si një “agresion ndaj BE”.

Masa e fundit e Turqisë për të lejuar migrantët të lënë territorin e saj gjatë fundjavës është një agresion “ndaj Bashkimit Evropian dhe Greqisë”, dhe gjithashtu një “provë për BE”, tha Kurz të martën.

Nëse vendet evropiane i përmbahen presionit të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, atëherë 13,000 migrantë që presin me padurim në kufirin e BE do të jenë vetëm “fillimi”, paralajmëroi kancelari austriak. Sipas Kurz, migrantët e mbledhur në kufirin grek nuk vijnë nga pjesë të shkatërruara në Siri – eksodi i tyre ishte “organizuar me qëllim” nga Turqia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu