‘’Më i miri në botë? Vërtetë?’’, kështu reagoi portieri i Liverpool, Alisson kur u pyet nga gazetarët se a ka shanse të shpallet më i miri në botë. Braziliani ka shijuar padyshim sezonin më të suksesshëm në karrierë, duke fituar dy trofe kolektiv dhe tre individual.
26-vjeçari fiton Kupën e Amerikës dhe Ligën e Kampionëve me Brazilin respektivisht Liverpool, ndërsa u zgjodh si portieri më i mirë përveç në dy kompeticionet e lartpërmendura edhe në Premierligë, shkruan lajmi.net.
Padyshim Alisson është një nga kandidatët potencial për fitimin e ‘Topit të Art’, ashtu siç është edhe bashkëlojtari i tij te ‘The Reds’, Virgil Van Dijk.
Mbrojtësi holandez poashtu ka pasur një edicion fantastik, duke thyer një rekord të rrallë – 64 ndeshje pa u dribluar.
Dyshja e Liverpool janë favoritët për të triumfuar në garën e më të mirit në edicionin e sivjetmë.
Lionel Messi është një emër tjetër që i shtohet listës së favoritëve për ‘Topin e Artë’, ani pse gjasat janë të pakta.
Ylli argjentinas gati deri në fundin e sezones konsiderohej si fitues i padiskutueshëm, por eliminimi në Ligën e Kampionëve, humbja në finalen e Kupës së Mbretit dhe eliminimi në Kupën e Amerikës kanë ndryshuar situatën.
Një gjë është e sigurtë, ‘Topi i Artë’ asnjëherë nuk ka qenë më i diskutueshëm se sa këtë vit. Duhet të presim deri në muajin janar për ta marrë vesh fituesin.










