Kandidatët që dhanë dorrëheqje nga postet në Kuvend dhe qeveri për zgjedhjet lokale, Sela dhe Taravari nuk janë shprehur akoma

Partitë politike ende nuk kanë qëndrim të prerë nëse kandidatët e propozuar për kryetarë komunash të cilët mbajnë funksione shtetërore si deputet apo ministër, do të tërhiqen nga posti për të garuar në zgjedhjet lokale pa ndonjë angazhim tjetër shtetëror. Deri më tash tërheqjen nga posti I zv/ministrit e ka bërë publike kandidati I BDI-së për Çair, Visar Ganiu. Nga partia e Ahmetit nuk sqarojnë nëse nga posti I ministrit pa resor, do të tërhiqet edhe Ramiz Merko, I cili tanimë zyrtarisht është kandidati I kësaj partie për Strugën.
Tërheqjen nga posti I deputetit gjatë ditës e publikoi edhe deputeti I Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi, I cili është kandidat I këtij subjekti politik për komunën e Cairit, megjithatë për dorëheqjen konkrete të tij do të vendosin organet e partisë. Ndërkohë ditë më parë tërheqjen nga posti I deputeti e bëri publike edhe kreu I Besës Bilall Kasami, I cili është kandidat për të parin e komunës së Tetovës.

Sot kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami dorëzoi dorëheqjen e tij si deputet që kështu të mund t’i përkushtohet tetovarëve, dhe të koncentrohet në garën e tij për Tetovën. Sa i përket deputetit tjetër nga radhët e lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimit, sot përfundoi përvoja e tij si deputet mirëpo aspekti do të ngel për më tutje për arsye që të konsultohet me organet e partisë që kështu të miret një vendim që të mos dëmtohet grupi parlamentar i Lëvizjes Besa- tha Faton Iljazi, Lëvizja BESA .

Nga Aleanca për shqiptarët pa qëndrim konkret rreth kësaj çështje, pavarësisht se edhe kandidati për komunën e Strugës Zijadin Sela, edhe ai për komunën e Gostivarit Arben Taravari mbartin funksione shtetërore, njëri deputet dhe tjetri ministër. Alsat tentoi të merr sqarime mbi dorëheqjen e tyre, por nga partia e Selës nuk ishin të kapshëm.

LSDM nga ana tjetër deklaroi se kandidatët e saj të cilët janë në funksionin e deputetit apo ministrit dhe të cilët njëkohësisht janë kandidatë për kryetarë komunash, nuk do të tërhiqen nga posti meqë sipas tyre pamundësohet votimi i ligjeve të caktuara, në mungesë të numrave të deputetëve.

VMRO-ja opozitare nga ana tjetër tha se tërheqjen nga posti, deputetët e kësaj partie do të bëjnë pasi të kenë konstatuar fitore nëpër komunat e caktuara. Ndërkaq në të kundërtën ata do të mbeten në funksionet e tyre.

Të gjithë kandidatët që VMRO-DPMNE I ka shpalosur presim që të fitojnë në zgjedhjet e tetorti, d.m.th përgjigja e kësaj çështje do të vijë atëherë. Secili që do të korr fitore nëpër komunat e caktuara, kuptohet që ka autoritetin e tij dhe më tej do e ndërtojë si kryetar komune. Ne jemi të bindur se të gjithë profilet e kandidatëve që I kemi nominuar do të fitojnë nëpër komunat ku garojnë- tha Hristijan Mickoski, VMRO.

Mesnatën e mbrëmshme skadoi afati për dorëzimin e listave me emra të subjekteve politike për kryetarë komunash dhe këshilla komunal. Fushata zgjedhore në vend fillon më 25 shtator, zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu