Me 444 vota nga 454 delegatë të pranishëm në konventën e VMRO-DPMNE-së edhe zyrtarisht është konfirmuar kandidatura e Gordana Siljanovska-Davkovës për presidente të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Rezultati më la pa fjalë. Nuk prisja një rezultat kaq të madh, me të vërtetë kjodo të thotë shumë për mua besimi, faleminderit nga zemra. Pohoj me përgjegjësi se asnjë punë, asnjë anëtarësim në organizata të ndryshme nuk do të thoshte për mua aq shumë sa mundësinë që më dhatë, si atëherë ashtu edhe tani, për ta njohur popullin. Është e pabesueshme frymëzuese”, theksoi Siljanova-Davkova, e cila paraprakisht, para votimit të fshehtë, para delegatëve në konventë pati një fjalim.
Pas shpalljes së rezultatit të votimit, ajo theksoi se “shumë punë kemi para nesh” dhe për këtë arsye të gjithë atyre që do të jenë bartës të ndonjë funksioni që “t’u japin fund këtyre përçarjeve të tmerrshme në çdo bazë. më së shumti partiake dhe politike”, të sillen me korrektësi ndaj opozitës pa të cilën, siç tha, nuk ka demokraci dhe të ndërtojnë konsensus.
Theksoi se “nuk bëhet evropian dhe nuk ushtrohet evropianizimi përmes retorikës “BE, BE, BE”, por duke ushtruar demokraci”. Porositi se prioritetet duhet të jenë sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat individuale dhe të pakicave, ndërtimi i ekonomisë së tregut…
Porositi “të ndërtojmë një shtet modern, bashkëkohor të strukturuar sipas standardeve evropiane, në të cilin qytetarët do të jenë sovran”.
Pas fjalimit të saj, para delegatëve të konventës fjalim ka kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Gordana Siljanovska-Davkova për herë të dytë hyn në garë për presidente të shtetit pasi humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve të vitit 2019. Është profesoreshë në Fakultetin Juridik të UKIM-së, deputete e pavarur dhe pjesë e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në përbërjen aktuale parlamentare.