Kaos në Kabul, Erdogan kërkesë Putinit: Qasje “progresive” ndaj talebanëve

Presidenti turk Erdogan i kërkon homologut rus Vladimir Putin që të mbajë kanale të hapura komunikimi me talebanët. Erdogan gjatë një bisede telefonike me Putin i kërkoi që të ketë një qasje “progresive” ndaj talebanëve, në vend që t’u imponojë atyre “kushte të vështira”.

“Ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit me talebanët të hapura dhe të marrim një qasje graduale, në vend të një qasjeje të bazuar në kushte të vështira”, tha Erdogan, sipas një deklarate nga presidenca turke.

Erdogan i përshëndeti bisedimet midis talebanëve dhe ish-zyrtarëve afganë si premtuese. “Për momentin ne i konsiderojmë mesazhet e moderuara të talebanëve pozitive, por procesi që do të ndiqet do të përshtatet jo me fjalët e tyre, por me veprimet e tyre” tha presidenti turk.

“Putin dhe Erdogan kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin dypalësh mbi Afganistanin” tha Kremlini në një deklaratë. “Të dy palët diskutuan në detaje situatën në Afganistan.”

Ata theksuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit dhe paqes në vend, respektimit të rreptë të rendit dhe sundimit të ligjit. Theksi është në luftën kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës” mbyllet deklarata e Kremlinit për bisedën telefonike mes dy liderëve./ Abcnews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu