Kaos në kufirin greko-turk: Policia greke përleshet me refugjatët sirianë që i solli Erdogan (VIDEO)

Roja kufitare greke në kufirin verilindje të Greqisë në kufirin me Turqinë po përballen me një fluks të refugjatëve që Turqia nuk po i ndalon më të kalojnë nëpër territorin e tyre drejt Bashkimit Europian.

Rojet kufitare dhe policia greke po përdorin gaz lotsjellës ndaj rreth 500 refugjatëve dhe imigrantëve që ishin sjellë aty spekulohet me autobusë nga autoritetet turke që kishin paralajmëruar se nuk do t’i ndalin më në kufirin turko-sirian.

Sipas kryetarit të qytetit Orestiadas , Vasilis Mavris, afër kufirit me Turqinë, rojet kufitare të Turqisë ishin ‘zhdukur’ këtë mëngjes e shtoi se imigrantët kishin provuar të kalojnë përmes Kastanjesa.

Kjo është hera e parë që një grup kaq i madh i imigrantëve kanë provuar të kalojnë kufirin. Gazeta greke Katimerini shkruan se është shtuar numri i patrullimeve në kufirin me Turqinë dhe është vendosur gardh me gjembor që rrethon çdo centimetër të kufirit.

Në rrjete sociale po qarkullojnë spekulime se Turqia po ju siguron refugjatëve e imigrantëve autobusë dhe i dërgon drejt vendkalimeve kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë.

Turqia për momentin ka marrëveshje dhe ju ishte ndarë një fond miliardësh nga BE’ja për mbajtjen e 3.7 milionë refugjatëve sirianë në territorin e tyre, por kriza e fundit e shkaktuar nga luftimet e fundit përreth qyteti të Idlib në Siri, që është bastioni i fundit i kryengritësve sirianë i mbetur ka zhvendosur rreth 1 milion sirianë të tjerë dhe paralajmërime për një krizë humanitare të re kanë ngritur shumë organizata humanitare.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu