Kaos në Kuvend a i futi vezët Lulzim Basha?

Ditën e sotme një incident ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë ku deputeti i PD-së, Endri Hasa ka qëlluar me vezë kryeministrin, Edi Rama. Veza është një nga sendet që nuk lejohet në asnjë mënyrë për tu futur në sallën e Kuvendit, por deputetët e opozitës duket se kanë thyer këtë rregull.

Së fundmi në një video të publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Ball, shihet një lëvizje e dyshimtë mes deputetit Hasa dhe Lulzim Bashës.

Sipas Ballës, ka qënë pikërsiht Lulzim Basha ai që ka futur vezët në Kuvend dhe më pas ia ka dhënë deputetit Hasa.

“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij.

Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezë dhe ia jep deputetit pa emër.” shkruan Balla në postimin e tij. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu