Kaos në shpërndarjen e ndihmave në Hasanbeg

Shtabi i krizës në shkollën “25 maj” në Hasanbeg është përfshirë nga parregullsitë e shumta dhe në të po mbizotëron një kaos.
Banorët denoncojnë për keqpërdorime të shumta të ndihmave humanitare si dhe për diskriminimin e zonave të prekura nga vërshimet.

Banorët janë gjithashtu të revoltuar edhe nga organet dhe institucionet shtetërore, sipas të cilëve, personat zyrtarë të këtyre institucioneve vijnë vetëm për t’u fotografuar dhe jo për të ndihmuar banorët e prekur nga fatkeqësia.

“Duhet të potencohet se të njejtit kanë ardhur këtu dhe janë reklamuar gjithë kohës. Po reklamohen ato të njëjtit që shihen në television. Zakonisht ata nuk kanë fuqi në institucione në shërbimet ku kanë nevojë njerëzit në këto momente që kanë qenë shumë kritike”, tha një banor.

Sipas banorëve, ndihmat humanitare po shpërndahen vetëm nga ana e organizatave joqeveritare dhe sektorit civil, ndërkaq ndihmat që vijnë nga institucionet shtetërore shkojnë në destinacione të panjohura.

“Ka pas edhe raste kur kanë sjell qumësht dhe lëngje të tjera por ato janë humbur në sekond. Mbyllen dyert për kamera por mbyllen edhe për njerëz. E vetmja hapët kur vijnë ato qarqet e tyre që kanë qëllime për propagandë, mkenjëherë hapen dhe japin deklarata sikur këtu është komplet është në kontroll ndërsa në ato rajone që janë më të dëmtuara as gjërat më elementare nuk i kanë siguruar”, tha një banor tjetër.

Banorët thonë se po bëhen diskriminime edhe nga shtabi emergjencës, pasi siç thonë ata, ka zona shumë të prekura dhe të shkatërruara të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu