Kapet kosovari në aeroport duke shkuar për në Siri

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Aeroportin “Adem Jashari” ka kapur një qytetar të Kosovës i cili dyshohet se ishte duke shkuar për në Siri për t’iu bashkuar luftës atje.
“Drejtoria Kundër Terrorizmit ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj’. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Kosova tash ka edhe ligjin i cili kosovarëve ua ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, më 23 gusht të këtij viti kishte deklaruar se tash e 11 muaj asnjë kosovarë nuk iu është bashkuar luftërave të huaja – pra, grupeve terroriste ISIS, Al-Nusra.
“Veç jemi në muajin e 11 që nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo ka ardhur si rezultati punës që kanë bërë MPB-ja, Policia e Kosovës dhe në rend të parë, punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës”, ka thënë Hyseni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu