​Kapet polici i rrejshëm, i konfiskohen uniformat

Një person që mbante të veshura pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës, është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasditën e së dielës.

Në raportin 24-orësh të forcave të rendit, bëhet e ditur se i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, iu konfiskuan tri veshje të Policisë së Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu