“Kaq mendjemadhe dhe fallco”, Bora s’përton, i kthen përgjigje ndjekësit

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, zhvilloi së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku i dha hapësirë pyetjeve dhe komenteve të shumta nga publiku.

Mirëpo, mes mesazheve mbështetëse, nuk munguan as kritikat e drejtpërdrejta dhe akuzat provokuese.

Një nga ndjekësit i është drejtuar moderatores me një ton mjaft kritik, duke shkruar:

“Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco. Këtu bën si e mirë, por ata që te njohin thonë je mendjemadhe shumë”.

E mësuar tashmë me vëmendjen dhe komentet e këtij lloji në rrjet, Bora ka zgjedhur të mos hyjë në debate apo sqarime të gjata. Ajo e ka kaluar situatën me mjaft sportivitet dhe doza ironie.

Përmbi pyetjes pikante, moderatorja ka kthyer një përgjigje të shkurtër: “Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot, duke treguar se komentet negative i merr me mjaft humor. /Prive By Liberta Spahiu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu