Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur gjithçka rreth ministrive të Qeverisë së re, e cila do të formohet nesër bashkë me LDK-në.
Në konferencën e mbajtur për media, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka njoftuar në lidhje me numrin e ministrive, që është e ditur tashmë, mirëpo jo edhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave, për të cilët Kurti i ka përgjysmuar në këtë Qeveri.
Ndryshe nga Qeveria në largim, Kurti tha se Qeveria e re, do të ketë 45 ministra dhe 33 zëvendësministra.
“Qeveria e re do të përbëhet nga 15 ministri, 45 ministra dhe 33 zëvendësministra”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me LDK-në.
Kujtojmë se arritja e kësaj marrëveshje që rezultoi me marrjen e 6 ministrive nga të dyja palët, është stërzgjatur, e që pas shumë takimeve të zhvilluara midis këtyre dy partive, pritja sa i përket këtij koalicioni ka marrë epilog.










