Karta e re Atlantikut: Rregulla të reja për kërcënime të reja

Përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, shtetet vepruan sipas interesave të tyre për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, por sigurisht të kufizuar vetëm nga burimet dhe fuqia e tyre.

Këto rrethana filluan të ndryshojnë në gusht 1941. Në një luftanije në brigjet e Newfoundland, presidenti amerikan Franklin Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill nënshkruan kartën e Atlantikut në një kohë kur Gjermania naziste dukej se po fitonte me vendosmëri luftën europiane.

Disa muaj më vonë, Amerika, Britania, Bashkimi Sovjetik dhe 23 qeveri të tjera deklaruan në emër të ” Kombeve të Bashkuara ” se ishin të gatshme të ndihmonin në rimëkëmbjen e botës pas luftës bazuar në tre parime revolucionare : tregtinë e lirë, shmangien e agresionit dhe demokracinë.

80 vite më vonë, Joe Biden dhe Boris Johnson kanë nënshkruar një kartë të ri të Atlantikut. Biden është i bindur se bota po rrezikohet gjithnjë e më shumë. Në disa mënyra, pamja i ngjan viteve 1930 – me populistët, nacionalistët dhe demagogët në rritje, fuqitë europiane të përçara dhe demokracia e rrezikuar nga manipulimet e të huajve.

Kina nuk përmendet në asnjë moment në kartën e re me 604 fjalë. Shumica janë dakord me kartën e re, veçanërisht sepse përqendrohet në krizën e klimës dhe promovimin e zhvillimit të global.

Gjithashtu në të theksohet që të dy vendet t’i përmbahen” rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla “, një zhgënjim për idetë e Trump. Sidoqoftë, karta e 2021 është një imitim i zbehtë i kartës në 1941. Nuk ka asgjë aq të guximshme sa një ligj i ri ndërkombëtar për qeverisjen e marrëdhënieve midis shteteve.

Gjenialiteti i dokumentit origjinal ishte në faktin se koha për të menduar dhe planifikuar nuk ndodh në fund të një krize, por ndërsa ajo zhvillohet. Për 15 muajt e fundit, Covid-19 izoloi pjesën më të madhe të planetit. Pandemia ka përshpejtuar tendencat tashmë në progres dhe do të fillojë një epokë e re gjeopolitike.

Ndërsa Covid-19 do fillojë të “zhduket”, bota do të ketë nevojë për parime të reja për të adresuar çështjet më të thella që çuan në një rënie të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një zhvendosje në ekuilibrin e fuqisë larg demokracive.

Biden po kërkon aleatë në misionin e tij për një botë liberale dhe demokratike. Johnson po kërkon që Britania të ketë një rol jashtë BE-së dhe Londra pothuajse është gjithmonë dakord me vendimet e Uashingtonit.

Por paaftësia e Johnson për t’iu përmbajtur protokollit të Irlandës së Veriut për një marrëveshjes pas Brexit nuk është mirëpritur nga SHBA-ja. Uashingtoni i bëri thirrje Johnson që të negocionte një marrëveshje me Brukselin edhe nëse kjo do të thotë që Londra të jetë përkohësisht dakord me rregullat e BE-së për sa i përket bujqësisë dhe të ngadalësojë progresin në një marrëveshje të ardhshme tregtare MB-SHBA.

Biden e di shumë mirë që nuk mund të ndërtohet kurrë një e ardhme, për sa kohë vendet kanë konflikte me njeri-tjetrin. Kombet kanë nevojë për marrëveshje ndërkombëtare për të promovuar dhe mbrojtur interesat e tyre. Bashkëpunimi midis shteteve kërkon rregulla, raporton abcnews.al

Nuk ka asgjë në kartën e re që do ti bëjë anëtarët e tjerë të G7, ose BE ta kundërshtojnë. Bota nuk qeveris vetë, dhe fuqitë drejtuese nuk mund të heqin dorë nga roli i tyre në formësimin e institucioneve ndërkombëtare – dhe mobilizimin e të tjerëve për t’i mbrojtur ato.

Nëse demokracitë e botës do të tërhiqen, atëherë ose do të ndërhyjnë të tjerët ose bota rrezikon të jetë në kaos siç ndodhi në vitet 1930.

The Guardian


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu