Shqipëria po përballet me një situatë të jashtëzakonshme pas tërmetit prej 6.4 ballë që ra mëngjesin e ditës së sotme, ku ka shkaktuar disa viktima. Kanë qenë të shumtë kryetarë shtetesh që kanë nisur ndihma dhe ekipe shpëtimi drejt Shqipërisë.
Gjithashtu edhe nga presidenti i Kosovës Thaçi konfirmohet se forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur për ndihmë ndaj zonave të prekura./InfoShqip.com











