Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, sot ka njoftuar se zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë do të kenë 30 përqind të pagave.
Përmes një postimi në Facebook Bilall Kasami theksoi se vendimi është marrë si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën që zjarrfikësit tregojnë çdo ditë në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Me vendimin e ri, zjarrfikësit do të përfitojnë rritje prej 30% të pagave, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, tha Kasami./Alsat.mk.










