Kasami dhe Ambasadori Bjornstand diskutuan për krizën politike në Maqedoni

Sot, koordinatori i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të kësaj partie, Kastriot Rexhepi e Xhemali Çupi, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

Siç njoftojnë nga Lëvizja Besa, në këtë takim kryesisht është biseduar lidhur me krizën institucionale në të cilën aktualisht ndodhet Maqedonia.

Lëvizja ka thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes.

Bea shprehet se duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të vihen në funksion institucionet e shtetit, e të realizohen reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve Euro – Atlantike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu