Kasami: Edhe pushtetarët shqiptarë të përfshirë në afera korruptive

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin “DIPLOMATIKUS” në TV News 24, ku ka folur në lidhje më aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut, skandalin e fundit të korrupsionit (rasti Zhvatja), hapja e negociatave në muajn tetor etj.

Kreu i Besës ka folur edhe në lidhje me korrupsionin në vend, ku ka theksuar se funksionarët, pushtetarët shqiptarë kanë qenë të përfshirë që në fillim, në situata të tilla.

“Për informim të opinionit shqiptar, ne kemi një dosje të hapur me emrin ‘Pacienti’, dhe është zv/kryeministri për çështje europiane që është Bujar Osmani. Asnjëherë opinionit nuk ju prezantua për çfarë kishte të bënte. Vetëm për t’i hedhur hi syve opinionit iu tha se është hapur një dosje e tillë dhe mbeti aty ku ishte. Kemi dosje të hapur për keqpërdorime të zgjedhjeve e cila gjithashtu dilte nga përgjimet që procesonte prokuroria speciale. Janë të përfshirë deputetë dhe funksionarë të partisë shqiptare, por nuk u procesuan asnjëherë me një vendim gjyqësor. Pra prokuroria speciale tregoi që në fillim që ishte e kapur nga pushteti, por zhvillimet e fundit treguan që kjo kapje kishte të bënte me zhvatjen e afaristëve të cilët kishin dosje të hapura, apo që kishin rrezik që t’ju hapeshin dosjet nga prokuroria speciale. Prokuroria speciale në vend që të procesojë dosjet veçanërisht ku ndërlidheshin politikanë pushtetarë aktuale, ajo merrej me zhvatjen e afaristëve për të cilët kishte indikacione që mund të kishin bërë shkelje fiskale dhe të cilëve ju kërkonte para për tua mbyllur dosjet. Mandati i prokurorisë speciale ishte i kufizuar, në 15 shtator i mbaronte Janevës mandati”, është shprehur Kasami.

Nga vetë momenti që është një ligj special me një afat të përcaktuar, është shprehur ai.

“Mjaftonte që prokuroria speciale të mos vepronte për dosje të caktuara që ato të mbylleshin. Ishte një situatë shumë e favorshme që të zhvateshin politikanë e afaristë të ndryshëm, të cilët ishin të gatshëm të jepnin para të majme që të mbronin biznesin e tyre. Ne e pamë që në një çantë ishin të paketuara 1.5 milionë euro për të ashtuquajturin Boki13 i cili kishte lidhje edhe me prokurorinë speciale edhe me pushtetarë”, ka theksuar Kasami./KOHA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu